Site icon Telegrafi

Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat në Universitetin e Virxhinias, ndërsa policia kërkon të dyshuarin

Një sulmues vrau tre persona dhe plagosi dy të tjerë në kampusin kryesor të Universitetit të Virxhinias në Charlottesville të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari – i identifikuar si një student – mbetet i lirë, tha presidenti i universitetit Jim Ryan në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Kampusi u këshillua të strehohej në vend rreth orës 22:40 – sipas kohës lokale pas të shtënave të raportuara në Culbreth Road.

Ai ka qenë në mbyllje ndërsa autoritetet kërkojnë për të dyshuarin.

https://twitter.com/UVAPolice/status/1592028905804009472?s=20&t=374wnJa-yAMEwRa3uPQyyQ

I dyshuari, i identifikuar nga policia si Christopher Darnell Jones, Jr., besohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Ai përshkruhet se ka veshur një xhaketë me xhinse blu dhe këpucë të kuqe dhe mund të jetë duke drejtuar një SUV të zezë, sipas policisë.

Zyrtarët e universitetit nuk i kanë identifikuar viktimat apo nuk kanë deklaruar nëse ishin studentë. /Telegrafi/

Exit mobile version