Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një turmë gjatë një festivali të ushqimeve në Kaliforninë Veriore, rreth orës 5:41 të ditës së diel.
Sipas shefit të Policisë, Scott Smithee, i dyshuar është qëlluar për vdekje, vetëm pak sekonda pasi ka filluar të shtënat.
Megjithatë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar vrasjen e tre personave nga ai, përcjell Telegrafi.
Veç kësaj, autoritetet thonë se janë në kërkim edhe të një dyshuari tjetër, i cili dyshohet se ishte i përfshirë.
Përveç tre të vrarëve ndër të cilët është edhe një gjashtëvjeçar, mediat raportojnë se janë rreth 15 të plagosur.
Ndërkohë mediat kanë publikuar disa pamje, ndër të cilat edhe momentin kur sulmuesi fillon të shtënat. /Telegrafi/