Një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro është goditur nga një raketë ruse këtë mbrëmje, sipas një zyrtari lokal.
Oleksandr Bakumov tha në Telegram se shërbimet e urgjencës ishin mobilizuar në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
“Shteti terrorist ka lansuar një sulme me raketa në një ndërtesë banimi shumëkatëshe”, shkroi ai.
Sipas autoriteteve, tre persona mbetën të lënduar nga ky sulm.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dëmet pas sulmit me raketë. /Telegrafi/
Yet another Russian missile strike in Dnipro pic.twitter.com/iRORiYHuYe
— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) July 28, 2023