Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi në lagjen Lakrishte.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.
Ahmeti shtoi tutje se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
Në Kosovë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. /Telegrafi/