Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të shtunë në Prizren, në rrugën për në Vlashnje.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Telegrafin.
“Rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën për në Vlashnje, në Prizren. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe tre persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në Emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tutje ka bërë të ditur se policia si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje. /Telegrafi/