Telegrafi

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Carrabreg të Deçanit

Tre persona janë lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur  në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, mes dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta”, tha ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, ku 12 prej tyre ishin me persona të lënduar.

Pamjet e aksidentit janë publikuar edhe nga faqja ‘Deçani’./Telegrafi/