Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Dehari” në Prishtinë.
Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë, një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona ( këmbësori, drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij). Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo. /Telegrafi/