Telegrafi

Tre të arrestuar për një tentim vrasje në Podujevë – policia konfiskon armë e fishekë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Podujevë. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:20.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/