Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë për shkak të pjesëmarrjes në një rrahje masive ku kanë mbetur dy të lënduar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:53 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, kur të dyshuarit P. A. (1986), Q. A.(1997) dhe J. A. (1996) kanë sulmuar dy persona duke i goditur me grushte dhe shufra.
Personat e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar nga hetuesit.
I dyshuari i katërt është i njohur për policinë dhe është në kërkim për ta arrestuar. /Telegrafi/