Site icon Telegrafi

Tre të arrestuar për grabitje me armë, tentuan ta lidhin viktimën

Foto: Arkiv

​Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi në fshatin Vitomiricë-Pejë, nën dyshimin për grabitje me armë dhe vjedhje e rënë. Sipas Policisë, dy nga të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës nga komuniteti boshnjak, të cilës nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë tentuar që t’ia lidhin gojën me një lloj materiali.

Policia shpjegon se viktima është mbrojtur dhe ka arritur që të ikë nga dritarja e shtëpisë, ku zhurmën e krijuar e kanë dëgjuar fqinjët të cilët kanë raportuar në Polici.

Rasti ka ndodhur më 10 nëntor, ku Policia e Kosovës menjëherë është vënë në kërkim të personave të dyshuar dhe në ikje e sipër ka arritur ta bëjë arrestimin e tyre.

“Me këtë rast është konfiskuar një 1 pistoletë-armë, një karikator dhe sasi e municionit, si dhe dëshmi materiale të cilat ndërlidhen me rastin. Me këtë rast viktima ka pësuar disa gërvishtje në fytyrë dhe e njëjta është dërguar në spitalin rajonal në Pejë ku ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është kthyer në shtëpi. Pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit rajonalë për hetime DRP-Pejë, është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar, ku këta të dyshuar kishin kryer edhe disa vepra të ngjashme të ndodhura në vitin 2013 dhe në vitin 2018. Personat e dyshuar të arrestuar lidhur me këtë rast janë A. B. lindur më 1990 nga komuniteti shqiptar, XH. B. lindur më 1990, nga komuniteti shqiptar dhe E. Z. lindur me 1975, nga komuniteti boshnjak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal, të cilët janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore në Pejë për procedurë të mëtutjeshme.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda të dyshuarve ua ka shqiptuar masën e ndalimit prej 30 ditëve për të vazhduar me hetime të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi , sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijohet një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Pejës dhe të rajonit në përgjithësi.

Exit mobile version