Telegrafi

Tre të arrestuar në Vushtrri për të shtëna me armë në një aheng familjar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit gjatë një ahengu familjar kane shtënë me armë.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 16:10 në Vushtrri.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra CZ dhe tjetra Ekol Special, 40 fishek te armës AK/47 dhe disa gëzhoja.

Në njoftim thuhet se njëri nga të dyshuarit ka kanos një zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/