Site icon Telegrafi

Tre shqiptarë në serialin amerikan (Foto)

Tre shqiptarë do të marrin pjesë në serialin e ri amerikan “Clash of the Vampires” i cili do të shfaqet në Netflix.

Protagonistë të këtij seriali do të jenë aktorët shqiptarë nga Kosova, Edi Mehana dhe Lulëzim Guhelli, të cilët do të kenë edhe rolet kryesore të këtij seriali që është prodhimi më i ri i rrjetit Netflix dhe ka për bazë një histori me vampirë.

Gjatë promovimit të këtij seriali në Chicago, SHBA, është prezantuar edhe rekuiziti kyç i serialit, “unaza” që është punë e shkëlqyer e dizajnerit të unazës Xhavit Novolani, i njohur në Kosovë për punimin e unazave dhe i pari dizenjator i çantave të lëkurës.

Lulëzim Guhelli

“Clash of the Vampires” do të fillojë xhirimet në nëntor të këtij viti dhe premiera e tij do të jepet në qershor të vitit 2017 në Netflix.

Edi Mehana përveç pjesëmarrjes së tij në filma të shumtë në Kosovë, po ashtu edhe në Amerikë ka qenë protagonist në disa filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër. Ai luan rolin e Demarco Atkinson për të cilin rol ka bërë një trajtim në artet marciale që nga viti 2014.

Xhavit Novolani

Exit mobile version