Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, ku në dy raste viktima kanë qenë femrat, kurse në një rast një mashkull.
Në Gjakovë, të hënën është arrestuar një i dyshuari, i cili kishte sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar.
Si pasoj e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Rahovec viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, e ka sulmuar fizikisht atë dhe i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në Kaçanik është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/