Telegrafi

Tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, Kurti shpreh shqetësimin pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë

Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti është shprehur i shqetësuar pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti para mediave tha se tre muaj pas sulmit terrorist, prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, transmeton Telegrafi.

“Ka pa numër fakte, dëshmi, pra të mjaftueshme për të ngritur aktakuza, Ky vit ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe aktakuzave në anën tjetër. Dhe, ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, theksoi kryeministri.

Lexo po ashtu Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kryeministri në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë. Ai po ashtu ka paralajmëruar se Serbia po planifikon sulme të reja ndaj vendit tonë./Telegrafi/