Telegrafi

Tre mesfushorët e Serie A që mund t’i bashkohen Tottenhamit

(Foto: Instagram/antonioconte)

Mesfushori i Fiorentinas, Sofyan Amrabat, është emri i fundit që është lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur, mirëpo Fabio Paratici dhe Antonio Conte janë duke monitoruar lojtarë të tjerë në Serie A.

Sipas Sky Sport Italia, Spursat i kanë nisur bisedimet për transferimin e 25-vjeçarit gjatë këtij afati kalimtar.

Conte pret largimin e Tanguy Ndombele nga Londra Veriore, ashtu që Amrabat është në listën e klubit anglez për zëvendësimin e tij.

(Foto: Instagram/antonioconte)

Futbollisti i Romës, Jordan Veretout, po ashtu është lidhur me një kalim te Tottenhami, qoftë tani, qoftë në fund të sezonit. Mes shitjen e tij, Jose Mourinho planifikon ta transferojë Granit Xhakën nga Arsenali.

Lexo po ashtu Tottenham interesohet për Veretout, Roma i kërkon Ndombelen

Po ashtu, sipas burimeve të shumta, Spursat janë të interesuar edhe për yllin e Juventusit, Weston McKennie, të cilin pikërisht Paratici e transferoi te Zonja e Vjetër në vitin 2020 nga Schalke. /Telegrafi/