Telegrafi

Tre lojtarët që Tuchel i do qysh në janar te Chelsea

Është çështje orësh kur Thomas Tuchel do të prezantohet si trajner i Chelseat.

Strategu gjerman është i papunë që kur u shkarkua nga Paris Saint-Germain në fund të vitit të kaluar.

Tuchel do të zëvendësojë Frank Lampardin që po ashtu u shkarkua të hënën e 25 janarit për shkak të rezultateve të dobëta.

Lexo po ashtu Vetëm 18 muaj kontratë për Tuchelin nga Chelsea

Gjermani thuhet se i ka bërë me dije skuadrës londineze se i kërkon tri transferime qysh në afatin kalimtar të janarit.

Tuchel kërkon transferimin e Idrissa Gana Gueye që e transferoi nga Evertoni te PSG në verën e vitit 2019 për 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Super formacioni i Chelseat me Thomas Tuchelin si trajner - Haaland dhe Upamecano aty?

Një tjetër dëshirë e tij është edhe Declan Rice i West Ham United, që po ashtu u kërkua edhe nga Lampardi.

Transferimi i tretë është Dayot Upamecano i Rasenball Sport Leipzig, që po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera evropiane. /Telegrafi/