Është çështje orësh kur Thomas Tuchel do të prezantohet si trajner i Chelseat.
Strategu gjerman është i papunë që kur u shkarkua nga Paris Saint-Germain në fund të vitit të kaluar.
Tuchel do të zëvendësojë Frank Lampardin që po ashtu u shkarkua të hënën e 25 janarit për shkak të rezultateve të dobëta.
Gjermani thuhet se i ka bërë me dije skuadrës londineze se i kërkon tri transferime qysh në afatin kalimtar të janarit.
Tuchel kërkon transferimin e Idrissa Gana Gueye që e transferoi nga Evertoni te PSG në verën e vitit 2019 për 30 milionë euro.
Një tjetër dëshirë e tij është edhe Declan Rice i West Ham United, që po ashtu u kërkua edhe nga Lampardi.
Transferimi i tretë është Dayot Upamecano i Rasenball Sport Leipzig, që po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera evropiane. /Telegrafi/