Gjiganti spanjoll, Real Madridi ka tre lojtarët kryesorë të Chelseat në radarin e tyre si objektiva primar për transferimin e tyre në 2018.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka simpati të veçantë për sulmuesin, Eden Hazard dhe ylli belg është i pari në listën e blerjeve për përforcimin e skuadrës.
Sipas babait të Hazardit, belgu ka refuzuar kontratën e re nga Blutë vetëm dhe vetëm për të nënshkruar me Realin.
Interesimi i Reali nuk përfundon me Hazardin, pasi së bashku me të pëlqehet edhe portieri, Thibaut Courtois, për blindimin e portës për disa vite.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, lista nuk përfundon këtu pasi në listën e preferencave të Perezit tani është edhe mbrojtësi Cesar Azpilicueta.
Drejtuesi i Realit e sheh reprezentuesin e Spanjës si konkurrencë të mirëfilltë për bashkëkombësin e tij, Dani Carvajal.
Achraf Hakimi nuk arriti të fitojë zemrën e trajnerit Real Zinedine Zidane dhe do të lejohet të lëvizë diku tjetër dhe përforcimi do të fokusohet te Azpi.
Azpilicueta është gjithashtu në listën e Barcelonës dhe nuk i ka fshehur ambiciet e tij që një ditë të kthehet në Spanjë. /Telegrafi/