Klubet e Serie A nuk shpenzuan shumë në afatin kalimtar të janarit, por tri skuadra italiane u renditën në top pesëshen e listës së ekipeve fituese më të mëdha nga shitjet e lojtarëve.
Gjërat ishin mjaft modeste në tregun e transferimeve të janarit në Serie A, me shpenzimet totale pak më pak se 109 milionë euro dhe mbi 126 milionë euro të gjeneruara nga shitjet.
67 lojtarë iu bashkuan klubeve të ligës elitare muajin e kaluar, ndërsa 123 u larguan për në skuadra të ndryshme në të gjithë Italinë dhe Evropën.
Disa marrëveshje interesante ndodhën gjatë muajit të fundit, si blerja e Cyril Ngonge nga Napoli, blerja e Tommaso Baldanzi nga Roma dhe nënshkrimi i Santiago Castros nga Bologna, por gjërat ishin mjaft të qeta në frontin e ardhjeve.
Gianluca Di Marzio detajon se si Hellas Verona ishte fituesi më i lartë në afatin kalimtar të janarit, duke fituar mbi 44.7 milionë euro me gjashtë shitje, më fitimprurësja prej të cilave ishte kalimi i Ngonge me 18 milionë euro te Napoli.
Pas Giallobluve janë Gent me 29 milionë euro shitje dhe Benfica me 26 milionë euro.
Pesëshen e parë e mbyllin dy skuadra të tjera të Serie A, Genoa me 25 milionë euro dhe Napoli me 24 milionë euro, të cilat janë falë shitjeve të Radu Dragusin te Tottenham Hotspur dhe Eljif Elmas te RB Leipzig.
#Calciomercato, tre delle prime cinque squadre che hanno incassato di più in Europa sono italiane: il dato ?https://t.co/latt43ih7p
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) February 2, 2024
Top 10 fituesit më të mëdhenj në Evropë në afatin kalimtar të janarit
1.Hellas Verona : 44.7 milionë euro
2.Gent: 29 milionë euro
3.Benfica: 26 milionë euro
4.Genoa : 25 milionë euro
5.Napoli : 24 milionë euro
6.Marseille: 23 milionë euro
7.Blackburn: 21.1 milionë euro
8.Real Betis: 17 milionë euro
9.Nottingham Forest: 16.7 milionë euro
10.Nantes: 16.3 milionë euro
/Telegrafi/