Telegrafi

Tre klube të gatshme për të aktivizuar klauzolën e Neymarit

Sipas agjentit të futbollistit brazilian, Wagner Ribeiro, tre klube janë të gatshëm për të aktivizuar klauzolën e lirimit të Neymar, e cila raportohet të jetë 190 milionë euro.

Ylli i Barcelonës arriti nga Santos në vitin 2013 dhe ka dy sezone të mbetura në kontratën e tij pesëvjeçare me klubin katalunas.

Bisedimet mbi një marrëveshje të re kanë ngecur në vazhdimësi, pas daljes në sipërfaqe të skuadrave, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Real Madrid.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Ka tre klube të mëdha në botë që duan të nënshkruajnë me Neymar dhe të paguajnë një klauzolë lirimi rreth 200 milionë euro në Barcelonë”, deklaroi agjenti i futbollistit.

“Nuk mund të them më shumë se kjo për shkak se ajo është e fshehtë. Unë vetëm mund të garantojë se Neymar është i lumtur në Barcelonë”, tha Ribeiro për Radio Jovem Pan. 24-vjeçari ka shënuar 85 gola në 141 ndeshje me Barcelonën. /Telegrafi/