Lazio është gati ta shes 26-vjeçarin nga Kosova, Valon Berisha, për të cilin tri klube të Serie A që janë vënë pas tij.
Il Messaggero shkruan se lojtari mund të shkojë në huazim me të drejtë blerje.
Brescia, SPAL dhe Hellas Verona vetëm kanë filluar kontaktet me klubin nga kryeqyteti.
Të tri klubet duan ta blejnë, por që çmimi i vendosur prej 7 milionë euro duket i lartë.
Ai ka bërë gjashtë paraqitje me Lazion deri më tani, ndërsa e ka fituar edhe Kupën dhe S.
Berisha është shumë i rëndësishëm edhe për Kosovën, pasi mbetet një nga lojtarët kyç të sukseseve të fundit. /Telegrafi/