Telegrafi

Tre kartonë të kuq dhe dy gola për Unitedin – kaosi dhe shtatë minutat që vendosën gjithçka në Old Trafford

(Foto: Getty)

Manchester Unitedi fitoi me përmbysje ndaj Fulhamit (3-1) për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës FA.

Momenti vendimtar në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford ndodhi ndërmjet minutave 71 dhe 77 të takimit.


71’ Marco Silva – karton i kuq

72’ Willian – karton i kuq

72’ – Aleksandar Mitrovic karton i kuq

75’ Bruno Fernandes – shënon gol

77’ Marcel Sabitzer shënon gol


Në gjysmën e parë nuk pati gola, ndërsa pesë minuta brenda pjesës së sytë, Aleksandar Mitrovic i kaloi mysafirët në epërsi (50’).

Situata ishte e qetë deri në minutën e 71-të, kur brenda 40 sekondash u ndanë tre kartonë të kuq për Fulhamin.

Lexo po ashtu Manchester United kalon me shumë spektakël në gjysmëfinale të FA Cup

Willian e ndali topin me dorë duke penguar Unitedin që të shënonte dhe me këtë rast u akordua penallti në favor të vendasve ndërsa braziliani u përjashtua me karton të kuq (72’).

Derisa VAR po e shqyrtonte situatën, për protestat e ashpra u përjashtua trajneri Marco Silva (71’), derisa kartoni i kuq iu tregua edhe Mitrovicit (72’), pasi sulmuesi serb protestoi në drejtim të gjyqtarit Chris Kavanagh.

Pasoi saktësia e Bruno Fernandes nga pika e bardhë (75’), ndërsa menjëherë më pas me thembër realizoi Marcel Sabitzer (77’).

Dikur më vonë, Bruno e shënoi edhe golin e dytë personal për të vulosur gjithçka dhe për ta kualifikuar Unitedin në gjysmëfinale, ku në Wembley do të përballet me Brightonin. /Telegrafi/