Site icon Telegrafi

Tre gjigantët italianë në garë për transferimin e Ndickas në janar

Evan Ndicka është njëri nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Bundesliga.

Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në vitet e fundit me Eintracht Frankfurtin dhe tani është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman.

Por përkundër insistimit nga drejtuesit e klubit për kontratë të re, Ndicka ka vendosur të bëj një hap para në karrierë dhe të largohet.

E ardhmja e francezit duket se do të jetë në Serie A, ku tre gjigantët italianë Roma, Juventus e Milan kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Si Roma ashtu edhe Juventus e Milan janë në kërkim të një mbrojtësi dhe prioritet e kanë nënshkrimin me francezin, pasi konsiderohet një mbrojtës me të ardhme të ndritur gjithashtu dhe çmimi i tij në janar është shumë i lirë.

Frankfurt është gati ta shes yllin e tyre në janar në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero në fund të sezonit.

Sipas mediave gjermane Eintracht Frankfurt do të ishte i kënaqur nëse marrin rreth tetë milionë euro nga shitja e Ndickas.

Interesim për 23-vjeçarin ka shprehur edhe PSG, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version