Houssem Aouar është sensacioni i këtij sezoni që aktualisht është ndërprerë shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën.
RMC Sport raporton se Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Juventusi janë futur në garë për anëtarin e Lyonit.
Një luftë ofertash pritet që në këtë verë do të jenë për lojtarin 21-vjeçar që ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve të tjera evropiane.
Lyoni thuhet se është pajtuar të shesë Aouarin në këtë verë, mirëpo kërkon plotë 50 milionë euro nga shitja e tij.
Aouar ka bërë 37 paraqitje në këtë sezon për skuadrën franceze, derisa ka kontratë edhe për tri vite me klubin nga Ligue 1.
PSG thuhet se është favoritë për të transferuar talentin, pasi i ka ofruar një pagë të majme. /Telegrafi/