Telegrafi

Tre gjigantët e Ligës Premier po vështrojnë zhvillimet e Mbappes te PSG

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe po lidhet me një kalim në Angli dhe shumë lehtë mund të përfundoj në Ligën Premier në afatin kalimtar të verës.

Emri i Mbappes vazhdojnë të jetë shumë i përfolur në tregun e transferimeve dhe tani po lidhet më shumë se kurrë me klubet angleze.

Sipas faqes Football Insider, Liverpooli është ende shumë i etur për idenë e nënshkrimit të tij në verë.

Dy klube tjera të mëdha, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar, me një besim që Mbappe është i pakënaqur në PSG.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me PSG-në verën e kaluar deri në vitin 2025, Mbappe është bërë i paqëndrueshëm në Paris, pasi u përplas me shokët e skuadrës dhe mediat lokale këtë sezon.

Si të tilla, Liverpool, United dhe Chelsea po monitorojnë nga afër zhvillimet, megjithëse gjithashtu e kuptojnë se sa e vështirë do të jetë çdo marrëveshje për shkak të financave të përfshira. /Telegrafi/