Anësori i Crystal Palaces, Michael Olise, është në qendër të vëmendjes të gjigantëve të Ligës Premier, me Liverpoolin, Chelsean dhe Manchester United që e ndjekin me vëmendje 22-vjeçarin, sipas burimeve të Football Insider.
Wayne Veysey, redaktori i Football Insider, zbuloi në podcastin Inside Track se Olise ka të ngjarë të largohet nga Crystal Palace në verë, me klubin që pritet të marrë një shumë të madhe.
Edhe pse Chelsea ishte afër nënshkrimit të tij verën e kaluar, lojtari vendosi të rinovojë kontratën e tij deri në verën e vitit 2027.
Crystal Palace nuk pritet të marrë në konsideratë ofertat për francezin gjatë mes-sezonit, gjigantët e Ligës Premier po e vlerësojnë lojtarin përmes misioneve të rregullta skauting, duke parashikuar një interes të madh në merkaton e verës.
Liverpool ka treguar interesim të veçantë për Olise, duke e parë atë si një zëvendësues të mundshëm afatgjatë për Mohamed Salah. Pavarësisht se humbi një pjesë të sezonit për shkak të një lëndimit në kofshë, Olise ka shkëlqyer në Ligën Premier, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë një asistim në shtatë ndeshje këtë sezon.
Me 80 paraqitje në total për Crystal Palace, Olise ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 20 asistime. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, duke përfshirë një dygolësh në fitoren e fundit ndaj Brentford, e kanë çimentuar statusin e tij si një nga talentet e rinj më të kërkuar të ligës. /Telegrafi/