Telegrafi

Tre gjigantët anglezë në garë për Tielemans

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans ka futur në ‘luftë’ tre klube të mëdha angleze nga Liga Premier.

Tielemans ka treguar nivel të lartë të paraqitjeve me “Dhelprat”, duke qenë njëri nga mesfushorët më të mirë vitet e fundit.

Megjithatë, ylli belg ka kontratë deri në vitin 2023 me Leicesterin dhe nuk ka pranuar rinovimin me ta.

Lexo po ashtu Tielemans nuk pranon rinovimin, Leicesteri e nxjerr në shitje

Sipas mediumit Fichajes, Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City janë të gjithë në garë për nënshkrimin e mesfushorit Tielemans.

Real Madrid dhe Barcelona po ndjekin gjithashtu 24-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit hyn në vitin e fundit nga qershori.

Një luftë ofertash do të shpërthejë nëse Leicester City nuk është në gjendje të lidhë Tielemans me një rinovim nga tani deri në fund të sezonit. /Telegrafi/