Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Manchester United kanë treguar interesim për mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey, sipas mediave në Itali.
The Sun pretendon se Zonja e Vjetër ia ka ofruar shërbimet e lojtarit Spursave, përkundër lidhjes së tij të kaluar me Arsenalin.
Tani, Tuttomercatoweb raporton se Tottenhami është i gatshëm që të transferojë lojtarin dhe kanë filluar kontaktet e para.
Sidoqoftë, në garë janë edhe Chelsea e United që gjithashtu kanë kontaktuar me Juventusin për rikthimin e 29-vjeçarit në Angli.
Pavarësisht interesit të treshes, kuptohet që Ramsey është shumë i lumtur në Torino dhe që Zonja e Vjetër nuk dëshiron të ndahet me të pas vetëm një sezoni.
Uellsiani aktualisht po lufton për të qenë i gatshëm për finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit që zhvillohet të mërkurën e kësaj jave. /Telegrafi/