Telegrafi

Tre gjigantët anglezë duan Adama Traoren

Sulmuesi sensacional, Adama Traore pritet të largohet këtë verë nga Wolverhampton Wanderers, por të mbetet në Ligën Premier.

24-vjeçari ka qenë një zbulim këtë sezon, duke përdorur atributet e tij mbresëlënëse fizike dhe teknike për t’u bërë një nga anësorët më të rrezikshëm të Ligës Premier.

Traore ka gjashtë gola në të gjitha garat këtë sezon dhe forma e tij e vazhdueshme ka bërë që shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.

Lexo po ashtu Historia interesante e Adama Traore - Futbolli ia shpëtoi jetën, bandat provuan ta rekrutonin disa herë si shitës droge

Sipas medieve francez, Traore është bërë tashmë subjekt i interesimit të fortë nga klubet e mëdha angleze.

Mediumit Le10Sport raporton se Manchester City,  Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë të gjithë të vendosur për të luftuar për yllin e Wolves, Adama Traore.

Bayern Munich po ruan gjithashtu vëmendjen te Traore, i cili ka akoma tre vjet të mbetura në marrëveshjen e tij me klubin nga Molineux. /Telegrafi/