Telegrafi

Tre futbollistët me më shumë ndërprerje të aksioneve në ‘Top 5’ ligat evropiane, aty edhe një shqiptar (Foto)

Shkodran Mustafi është futbollisti me prejardhje shqiptare që gjendet në listën e ngushtë të futbollistëve me më shumë ndërprerje.

Për të pasur sukses një skuadër sigurisht që duhet të ketë edhe futbollistë të fortë që kryejnë në përpikëri detyrat mbrojtëse.

I tillë është edhe mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante, i cili është futbollisti me më shumë ndërprerje që nga fillimi i sezonit të kaluar me 190 sosh, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Futbollistët që goditën më shumë portën në tre sezonet e fundit (Foto)

Në vendin e dytë gjendet mbrojtësi italian i Sassuolos, Francesco Acerbi, i cili ka ndaluar me sukses 181 herë kundërshtarët e tij, ndërsa në vendin e tretë Mustafi, që ka qenë i saktë në 161 ndërprerje.

Më poshtë keni listën e futbollistëve me më shumë ndërprerje në ‘Top 5’ ligat që nga fillimi i sezonit të kaluar. /Telegrafi/

N’Golo Kante             – 190 ndërprerje

Francesco Acerbi     – 181 ndërprerje

Shkodran Mustafi   – 161 ndërprerje