Site icon Telegrafi

Trazirat e fshehura pas funeralit të Princeshës Diana: Trupi i saj u mbajt në një morg të improvizuar (Foto)

Ishte një nga ngjarjet më të shikuara në histori me dy miliardë njerëz në akordim në mbarë botën, dhe dy mijë vetë që ishin prezentë në ceremoninë e varrimit të saj në Westminster Abbey.

Tani detajet e përgatitjeve të lodhshme për funeralin e Princeshës Diana do të zbulohen për herë të parë në një dokumentar të “Diana Channel”, i cili pritet të transmetohet së shpejti, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në vetëm një javë që duhet të bëheshin përgatitjet për funeralin e Princeshës, tensionet arritën në kulm, ndërsa mbretërorët ishin në diskutim të vazhdueshëm me kompaninë “Downing Street” mbi aranzhimet, duke përfshirë këtu edhe procesin nëse William dhe Harry duhet të ecnin pas arkivolit – me princin më të vjetër që fillimisht nuk pranoi të merrte pjesë në procesion.

Lexo po ashtu Ish-shërbëtori besnik i Princeshës Diana loton nga gëzimi përderisa martohet me mikun e tij homoseksual (Foto)

Dokumentari gjithashtu zbulon se si autori i ndihmës së parë Paul Burrell, iu desh të improvizonte një morg për ta transportuar Dianën e cila kishte ndërruar jetë në aksident. Kur ata shkuan në Paris për të mbledhur trupin e saj nga spitali Pitie-Salpetriere, u desh që ta mbulonin kufomën me batanije si e vetmja mundësi për t’u shpëtuar fotografëve.

Kur lajmi për vdekjen e Dianës arriti te mbretërorët në orët e hershme të mëngjesit, ata vendosën të vononin t’i thoshin Uilliamit (15 vjeç në atë kohë) dhe Harryit (12 vjeç) , të cilët po festonin me Mbretëreshën në Balmoral, në vend që të zgjoheshin me lajmin tragjik që do të ndryshonte jetën e tyre përgjithmonë.

Monarkia ishin aq të brengosur për djemtë që dëgjonin detajet traumatizuese të vdekjes së nënës së tyre, sa që urdhëruan që të gjitha televizorët dhe radiot të fshihen.

Lexo po ashtu Princi Harry vrapon që t'iu dal në ndihmë fëmijëve të pastrehë (Foto)

Kur djemve u ishte thënë lajmi i keq, Harry iu lut babait të tij që ta linte ta shoqëronte në Paris për të mbledhur trupin e saj, por ai nuk pranoi dhe kështu u detyrua të tërhiqej.

Jo vetëm këto, por edhe shumë detaje tjera të fshehura pritet të zbulohen në këtë dokumentar special , të cilin e sjellin së shpejti “Diana Channel”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version