Legjenda e futbollit islandez, Eidur Gudjohnsen, është duke e shijuar suksesin e fëmijëve të tij dhe dashurinë e fansave.
Ai karrierën e madhe e ka bërë në Ligën Premier duke e fituar titullin me Chelsean, ndërsa ka luajtur edhe për PSV-në, Boltonin, Barcelonën, Monacon, Tottenhamin, Stoke Cityn dhe Fulhamin.
Edhe pse në moshën 37 vjeçare ai ishte pjesë e kampanjës heroike të Islandës në Euro 2016m ku arritën ta eliminojnë Anglinë dhe humbën nga Franca.
Mbiemri Gudjohnsen është shumë i njohur në shtetin nordik. Babai i Eidur ishte Arnor Gudjohnsen që zhvilloi për kombëtaren 73 ndeshje.
Kjo familje nuk ka nevojë të mendojë edhe aq shumë për pasardhës, pasi Eidur të pensionohet, pasi tre djemtë e tij kanë filluar të lejnë gjurmë që tani.
Gudjohnsen ka tre djem– Sveinn Aron (19-vjeç), Andri Lucas (15) dhe Daniel Tristan (11) dhe që të tre merren me futboll.
Aron – që është sulmues krahu e ka nisur karrierën te sistemi i të rinjve te Barcelona. Ai tani luan me Valur Reykjavik dhe është pjesë e Kombëtares islandeze. Ai ka treg gola në tetë ndeshje për kombëtaren e tij.
I dyti Andri Lucas, aktualisht jeton në Barcelonë dhe luan për të rinjtë e Espanyolit.
Lucas është një sulmues dhe shpreson që ta vazhdojë trashëgimin e babait të tij.
Më i vogëli është Daniel Tristan, por që është më i talentuari nga të gjithë.
Si 11 vjeçar luan me të rinjtë e Barcelonës.
Javën e shkuar, Daniel është shpallur si lojtari më i mirë i Cordial Cup, që u fitua nga Barca.
Gara kishte të bënte me tre grupmosha pre U-11, U-13 dhe U-15.
Congrats to Daniel Gudjohnsen (2006). Voted the best player of Cordial Cup when Barcelona won the tournament. 🇮🇸👌⚽️🇪🇸 #TeamTotalFootball pic.twitter.com/lihbYWrQ8Z
— Magnus Agnar Magnusson (@totalfl) June 4, 2017
Ai u hodh lojtari më i mirë për grupmoshën e tij U-11 dhe i gjithë turneut.
Eidur Gudjohnsen sezonin e shkuar ka luajtur në Pune City të Indisë dhe tani është në kërkim të skuadrës së re, pasi nuk ka vendosur të pensionet./Telegrafi/