Site icon Telegrafi

Transportuesit privat: S’ka zgjidhje por do t’i dëgjojmë këshillat e Arsovskës

Pesë shoferë të autobusëve privat erdhën që në ora nëntë e mëngjesit për ta takuar kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Por edhe pas katër orëve bisedime transportuesit privat nuk gjetën zgjidhje konkrete. Jovica Zafirovski thotë që kanë diskutuar të gjitha problemet që i tangon por se takimet do të vazhdojnë me dialog e jo me bllokime të rrugëve.

“Takimi ka shkuar mirë, na ka mbetur tash neve transportuesve të gjejmë zgjidhje për tu reformuar, që t’i dëgjojmë këshillat e Qytetit që pastaj të kthehemi rrugëve të Shkupit. Të gjitha rekomandimet ishin që do të modernizohet transporti publik dhe ne do të jemi të kyçur në këtë pjesë por kjo do të varet edhe prej neve”, tha Jovica Zafirovski, transportues privat.

Pritet që këtë javë transportuesit të takojnë edhe njëherë Arsovskën për tu marrë vesh se kur do të kyçen në transportin publik.

“Shpresojmë se të gjithë do të jemi të kyçur. Nuk kemi ende ndonjë ofertë për se si do të kyçemi në linjat. Por mund të them që bllokime nuk do të ketë. Borxhin do të duhet të shlyhet nga Ndërrmarja për Qarkullim Publik edhe për atë duhet të gjejmë mekanizma”.

Kjo është hera e parë që Arsovska takohet me transportuesit privat. Disa herë me radhë pati deklaruar se NTP mundet edhe pa transportuesit privat.

Exit mobile version