Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare kanë ndaluar shoferin Z.H (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendore, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.
Policia njoftoi se shoferit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 40 euro, ndërsa për personin juridik që ka lejuar shoferin të transporton ngarkesën jashtë përmasave të lejuara, i ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse prej 300 eurove.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjet e komunikacionit rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/