Telegrafi

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë

Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e arrestimit të shtetasit A.D., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Shtetasi A.D. u kapën në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, kundrejt fitimit, njofton policia.

“Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të”, ka shtuar policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Telegrafi/