Telegrafi

Transportonte dele pa dokumentacion, gjatë procedurave të kontrollit Policia është gjuajtur me mjete piroteknike

Mbrëmë, më 10.06.2022 rreth orës 22:15, patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll.

Në njoftimin për media thuhet se kamioni drejtohej nga një mashkull kosovar, ndërkaq gjatë kontrollit të kamionit janë gjetur 56 krerë dele.

“Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve, ndërkaq gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore.

Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar. Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes. /Telegrafi/