Telegrafi

Transportonin 50 emigrantë të paligjshëm drejt Kukësit, në pranga tre persona

Tre persona janë arrestuar në Mëzez, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, ndërsa është në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Të arrestuarit gjatë operacionit “Tranzit 50” janë D.Ll., 24 vjeç, M.B., 30 vjeç, dhe M.Gj., 25 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe 6 aparate celulare. /Telegrafi/