Në Zamora të Spanjës, një veturë e ashtuquajtur pickup, është transportuar sipër një veturë të thjeshtë.
Nuk dihet si është vendosur kjo makinë e bardhë, sipër Ford Focusit, apo se si është zbritur prej saj.
Por, besohet se makina që shfrytëzohet për bartjen e mallrave, po dërgohej tek mjeshtri për riparim, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht ju jeni nga Zamora”, dëgjohet duke pyetur shoferi, që po e regjistronte ngjarjen.
Ai pranon me humor prejardhjen, teksa e vozit ngadalë veturën me këtë ngarkesë të pazakontë. /Telegrafi/