Romelu Lukaku ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm të trupit në dy vitet e fundit, ndërsa po përgatitet për një rikthim në Ligën Premier.
Sulmuesi belg ka nënshkruar sërish për Chelsean në një transfer rekord klubi prej 115 milionë euro, e që do të qëndrojë në Stamford Bridge për pesë vitet e ardhshme.
Tashmë 28 vjeçar, Lukaku është një lojtar krejtësisht i ndryshëm nga Chelsea kur ishte 18-vjeçar i nënshkruar nga Anderlecht dhjetë vjet më parë, por ai është gjithashtu në gjendje fizike shumë më të mirë dy vjet pas largimit nga Anglia.
Gjatë kohës së tij në Manchester United, Lukaku ishte 9 kilogramë mbipeshë dhe dukej jashtëzakonisht i rëndë dhe nuk mund të vraponte lirshëm.
Natyrisht, lojtari ka një kornizë të madhe trupore, por ai në të vërtetë vuante nga një mosfunksionim i sistemit tretës për të cilin as ai dhe as klubi nuk ishin në dijeni.
Ai shkoi në Inter dhe u vendos menjëherë në një plan të rreptë diete nga trajneri Antonio Conte pasi raportohet se peshonte 104 kilogramë.
Nën ndihmën e nutricionistit ekspert Matteo Pincella, Lukaku shkoi nga 104 kilogramë, në nën 94 kilogramë.
Më i hollë dhe më i lëvizshëm, Lukaku shpejt filloi të bëjë paraqitje fantastike për Nerazzurrët dhe shënoi 64 gola në 95 ndeshje – përfshirë 24 në 36 ndeshje të Serie A, derisa skuadra sezonin e kaluar fitoi Scudetton pas 11 vitesh pritjeje.
Dhe në fotografitë e tij me ngjyrat e Chelseat pas kthimit të tij, talenti i akademisë së Anderlecht duket në një formë absolutisht sensacionale.
https://twitter.com/FutboIRC/status/1427231543148355585?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427231543148355585%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fromelu-lukakus-remarkable-body-transformation-20210816
Dallimi është tronditës dhe me të vërtetë duket si dy njerëz të ndryshëm.
Gary Neville më parë kishte akuzuar Lukakun për “joprofesionalizëm” gjatë kohës së tij në United, por Lukaku bëri ndryshime jashtëzakonisht të rëndësishme në dietën dhe stilin e tij të jetës dhe me çka edhe pasoi shpërblimi për të.
“Kur u bashkova me Interin ne bëmë një analizë të trupit tim dhe shumë gjëra kanë ndryshuar”, kishte thënë Lukaku për podkastin zyrtar të Interit në lidhje me dietën e tij.
“Unë ha shumë sallatë dhe peshk, i cili ka një efekt të madh tek unë. Marr karnitinë, më bën të ndihem mirë, dhe marr vitamina. Ha sallatë për drekë, shumë gjoks pule, petë shirataki. Meqenëse ndjek këtë mënyrë jetese ndihem më mirë në fushë, më reagues dhe më i shpejtë”.
“I dua patatet e ëmbla dhe orizin e zi, nuk ha makarona. Kam arritur një nivel tjetër, fizikisht dhe mendërisht. Një ditë para lojës mund të tejkaloj karbohidratet”.
Romelu Lukaku is back in Chelsea colours once again 🔵🟡
📸 @ChelseaFC pic.twitter.com/TfwRouEsOI
— GOAL (@goal) August 16, 2021
“Pi dhe ha në stadium, në mensën tonë, ose e marr ushqimin në shtëpi, pastaj rikuperohem me shumë akull”.
Nënshkrimi rekord i Chelseat dhe lojtari me pagën më të lartë në klub, është gati të bëjë debutimin e tij të dytë për klubin kundër Arsenalit në Emirates të dielën. /Telegrafi/