Telegrafi

Transformimi në “femër” i Luizit bën për të qeshur vajzat e shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në senzacionin e momentit, që pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Temperamenti i tij qesharak dhe shakatë e pafundme të tij, kanë bërë që ai të kthehet në një prej personazheve më të dashur të shikuesve të këtij programi.

Të mërkurën, të gjithë banorët meshkuj të shtëpisë së BBVA kanë pranuar t’i nënshtrohen provës për të ndryshuar dukjen e tyre si femra.

Lexo po ashtu Luizi tregohet sërish romantik, vendos emrin e Kiarës pranë shtratit të tij

Ata janë veshur me fustane dhe janë trukuar nga vajzat shtëpisë, duke u transformuar tërësisht në dukje – dhe duke marrë kështu imazhi ne të dukurit si femër.

Luizi kishte veshur një fustan të shkurtër të zi me një palë geta me dizajn rrjete, teksa ka imituar dukjen e konkurrentes Efi.

Dyshja janë shfaqur së bashku pranë njëri-tjetrit, duke qeshur medukjen e tyre të përbashkët, në veçanti me versionin “femër” të Luizit. /Telegrafi/