Site icon Telegrafi

Transformimi befasues taktik i Guardiolas, Bernardo Silva luajti si mbrojtës ndaj Aston Villas

(Foto: NBC & Opta)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjithmonë e ka pasur sensin e daljes nga korniza, ndërsa ideja e tij më e fundit është parë në ndeshjen e fundjavës kundër Aston Villas.

Strategu spanjoll është i njohur për ndryshimet në fushën e lojës, ndërsa shumë lojtarëve ua ka ndërruar pozitat, disa prej të cilëve për gjithë karrierën.

Në sfidën e Ligës Premier, ai vendosi që njërin prej anësorëve më të rrezikshëm ofensivë ta vendoste në fazën e mbrojtjes.

Në fitoren prej 3-1 ndaj Aston Villas, Bernardo Silva luajti në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë dhe këtë detyrë e kreu me përpikmëri.

Lexo po ashtu Manchester City fiton lehtë ndaj Aston Villas - xhiron e ardhshme përballje direkte me Arsenalin për kreun e tabelës

Kur City nuk e kishte topin në posedim, portugezi angazhohej si mbrojtës krahu, ndërsa kur kampioni sulmonte, shndërrohej në rolin e një mesfushori qendror.

Në disa momente Bernardo e kishte rolin e stoperit. Kur Aymeric Laporte shkonte në krahë, Silva kishte për detyrë të plotësonte pozicionin e stoperit. Si një nga futbollistët më inteligjentë të ditëve të sotme, ai u përshtat lehtësisht në pozicionet që nuk i kishte luajtur kurrë.

Edhe në të kaluarën, Guardiola i ka dhënë detyra nga më të ndryshmet në fushë, por me atë që bëri të dielën mbrëma, mund të thuhet me siguri se portugezi ka luajtur në të gjitha pozicionet e mundshme te City, përveç atë të portierit.

Lexo po ashtu Manchester City 3-1 Aston Villa, notat e lojtarëve

“Ai ka aftësinë të luajë në të 10 pozicionet, sepse është shumë i zgjuar. Është i shkurtër, por është i zgjuar”, ka deklaruar Guardiola pas fitores ndaj Villas. /Telegrafi/

Exit mobile version