Mbrëmë (e shtunë) në mbarë botën është kremtuar festa e Halloweenit.
E njohur si “Nata e Shtrigave”, festa më e frikshme e vitit edhe këtë vit solli entuziazëm te personat që u maskuan, ndonëse ndryshe nga vitet e tjera u shënua si një festë më e zbehtë shkaku i pandemisë globale COVID-19.
Transformimeve interesante për Halloween nuk u shpëtuan as figurat publike, shumë prej të cilëve sivjet kishin zgjedhur maskimet në ngjyrën e zezë.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, dhe këngëtaret Fjolla Morina dhe Adelina Berisha zgjodhën që të visheshin si personazhi i famshëm ‘macja e zezë’ për këtë festë.
Zaimina Vasjari zgjodhi një fustan portokalli si ngjyra e kungullit, ndërsa prezantuesja Liberta Spahiu zgjodhi të dukej si një ‘barbie’.
Një transformim interesant erdhi nga Afërdita Dreshaj, e cila është në muajin e pestë të shtatzënisë, dhe i dashuri i saj, Jakub Kindl.
Dyshja zgjodhën të visheshin me këmishë dhe pantallona dhe me nga një fjongo të kuqe, ndërsa e quajtën një “transformim prej budallenjsh” në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.
Në vazhdim, ju sjellim disa prej transformimeve më interesante të shqiptarëve të famshëm për këtë Halloween. /Telegrafi/