Tashmë ka filluar edicionin 2020/21 në Superligën e Kosovës, me xhiron e dytë që ka filluar të zhvillohet.
Në fundjavën që shkoi, filloi edhe zyrtarisht sezoni i ri, derisa FFK kishte marrë vendim më parë që në garë për trofeun më të çmuar në vendin tonë të ishin vetëm dhjetë skuadra.
Derisa edicioni ka filluar mbarë në futbollin kosovar, faqja ndërkombëtare që merret me analiza dhe vlerë të klubeve, kombëtareve dhe lojtarëve, ka analizuar vlerën e lojtarëve në kampionatin tonë.
Lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosovës nga uebfaqja ndërkombëtare cilësohet të jetë anëtari i Prishtinës, Gledi Mici që kap shumën e 475 mijë eurove.
Pas tij vije maqedonasi i Drritës, Vladica Brdarovski me 400 mijë euro dhe në vendin e tretë është Ardian Cuculi, po ashtu i kampionit në fuqi, me vlerën 325 mijë euro.
Në një analizë më të thellë, Transfermarkt ka përpiluar një formacion me lojtarët më të shtrenjtë në futbollin kosovar./Telegrafi/