Mërgim Mavraj është zyrtarisht futbollist i Hamburgut.
Sipas mediave gjermane, mbrojtësi kuqezi ka kryer sot në mesditë vizitat mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses.
Sipas faqes së njohur të transferimeve, “Transfermarkt.com”, Mavraj ka firmosur një kontratë deri në verën e 2019-ës dhe do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.
Mbrojtësi i Kolnit në fazën e parë të sezonit në Bundesligë, zhvilloi 16 ndeshje, duke qenë një pikë referimi për ish-ekipin e tij. /Telegrafi/