Telegrafi

Transferimi i ri i Milanit, Rafael Leao: Ronaldo është idhulli im

Rafael Leao ka treguar pse zgjodhi Milanin dhe kush është idhulli i tij në futboll.

Talenti portugez ka dhënë një intervistë për Sky Sport përpara fundjavës, ku klubi i tij i ri Milani do të luaj ndeshjen hapëse ndaj Udineses në Serie A.

Leao zbuloi se Milani ishte edhe më parë ekip i tij i preferuar pasi luante video-lojërave me ta, ndërsa lojtari i preferuar është Cristiano Ronaldo

Lexo po ashtu Seria A starton në fundjavë – nga Demiral te Esposito, këta janë 15 të rinjtë që duhet t’i shikoni

“Unë luaja me Milanin në Playstation. Ekipi gjithashtu kishte Kakan i cili fitoi Topin e Artë te Rossonerët, kjo isha arsyeja pse pjesërisht zgjodha Milanin”, ka thënë fillimisht Leao për Sky Sport.

“Gjithashtu, ishte klubi që tregoi interesin më të madh për mua, dhe këtu është një projekt, një kompani që synon të luaj me të rinj dhe të përpiqen të kualifikohen në Ligën e Kampionëve”.

“Cristiano Ronaldo është idhulli im. Ai është idhulli im sepse është portugez dhe ai arriti aty ku është falë punës së palodhshme”, përfundoi talenti i Milanit. /Telegrafi/