Telegrafi

Transferimi i Pogbas te Reali “praktikisht i kryer”?

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Spekulimet për të ardhmen e Paul Pogbas janë bërë temë e përditshme në mediat sportive, derisa mundësia e transferimit të tij te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e besueshme.

El Chiringuito de Jugones ka njoftuar se Eden Hazard do të jetë i pari që do të nënshkruajë për Los Blancos dhe më pas do të ndiqet nga mesfushori i Manchester Unitedit.

Gazetari veteran, Eduardo Inda, ka theksuar se francezi është i gatshëm të pranojë tre milionë euro më pak në vit që të luajë në Santiago Bernabeu – transmeton AS.

Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver)

“I pari në listë është Hazard dhe i dyti do të jetë Pogba. Ai është pajtuar që ta zvogëlojë pagën që e merr te Manchester Unitedi: nga 15 (milionë euro neto) në 12 milionë”, ka deklaruar India.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

Ai ka shtuar se shuma e transferimit do të jetë ndërmjet 156 dhe 170 milionë euro, derisa sipas tij, sponsori i lojtarit, Adidas, është angazhuar që ta realizojë këtë transferim.

Që nga kthimi i Zinedine Zidane janë intensifikuar thashethemet që e lidhin transferimin e Pogbas te Real Madridi. Megjithatë, klubi spanjoll vazhdon ta ketë konkurrencën e Juventusit që është duke u përpjekur që ta kthejë 26-vjeçarin në Torino. /Telegrafi/