Chelsea e ka pas të ndaluar të bëjë transferime këtë afat kalimtar veror.
Skuadra londineze ishte e dënua nga FIFA, ndërsa nga muaji janar mund të transferojë futbollistë.
I pari në listën e Frank Lampard është mbrojtësi i majtë anglez Ben Chilwell.
22-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Leicesterit ku është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Anglisë.
Mediat angleze kanë raportuar se Lampard është jashtëzakonisht shumë i interesuar për transferimin e anglezit në Stamford Bridge.
Por Chelsea nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi për ta bërë një gjë të tillë duhet të thyhet rekordi i klubit.
Londinezët për ta transferuar yllin anglez duhet të shpenzojnë 72 milionë funte.
E në rast se ndodh ky transferim, atëherë Chilwell do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të Chelseat, duke e kaluar edhe portierin Kepa Arrizabalaga. /Telegrafi/