Telegrafi

Transferimi i Interit arrin në Itali (Foto/Video)

Mbrojtësi turk i Interit, Caner Erkin, tashmë ka arritur në Itali dhe gjatë ditës së shtune do të kryej stërvitjen e parë me ekipin e Roberto Mancinit.

27 vjeçari u transferua te Interi para fillimit të Euro 2016.

Në 27 ndeshje me Fenerbahçen në sezonin e fundit arriti të shënojë vetëm një gol, por Erkin ishte shtylla e mbrojtjes së turqve.

Erkin erdhi me parametra zero te Interi.

Interi ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit argjentinas Ever Banegas. /Telegrafi/