Telegrafi

Transferimi i Icardit te Juventusi varet nga qëndrimi i Mbappes

(Foto: Instagram/mauroicardi)

Sipas raportimeve mediatike, Juventusi është duke vazhduar përpjekjet për Mauro Icardin, ndërsa qëndrimi i Kylian Mbappe në Parc des Princes mund ta bëjë më të lehtë transferimin.

Moise Kean i ka kaluar ekzaminimet mjekësore me Zonjën e Vjetër, por sulmuesi italian mund të mos jetë i vetmi për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon në Torino.

La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia bëjnë të ditur se Bianconerët janë në bisedime me Paris Saint-Germainin për sulmuesin argjentinas.

(Foto: Instagram/mauroicardi)

Megjithatë, klubi italian nuk do ta ketë të lehtë për të siguruar nënshkrimin e tij, sidomos nëse Mbappe vendos të kalojë te Real Madridi.

Por, në rast se anësori francez qëndron në Paris, atëherë mundësitë janë të mëdha që Icardi të kthehet në Serie A te rivali i Interit. /Telegrafi/