Transferimi i sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud nga Inter thuhet se ka hasur në dy pengesa të mëdha.
Giroud mendohet të jetë në krye të listës së dëshirave të trajnerit Antonio Conte, pasi ai dëshiron më shumë opsione në sulm pasi humbi Alex Sanchez për disa muaj pas lëndimit.
Ish-trajneri i Juventusit ka punuar me francezin te Chelsea dhe do të dëshironte ribashkimin me të te Interi.
Nga ana e tij, Giroud dëshiron të jetë në skuadrën e Didier Deschamps në Euro 2020 dhe i duhet më shumë kohë për të luajtur.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, kjo marrëvehje ka hasur në dy pengesa: kërkesa e tij për pagë dhe kohëzgjatja e kontratës.
Giroud aktualisht fiton rreth tetë milion euro në sezon në Stamford Bridge, diçka që hierarkia e Interit nuk do ta konsiderojë ofrimin e tij.
Çështja tjetër është kohëzgjatja e çdo marrëveshje, pasi Interi do të dëshirojë t’i ofrojë Giroudit një kontratë 18-mujore, ndërsa sulmuesi dëshiron që një marrëveshje të shkojë deri në vitin 2022.
33-vjeçari ka luajtur për Chelsean vetëm gjashtë herë në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një herë. /Telegrafi/